Blogu dhe përfitimet e tij
Të qenurit blogere sot nuk është vetëm trend por edhe sakrificë. Blogging është një aktivitet që kërkon angazhim dhe kohë. Në emisionin “Jeto me Orën ishin të ftuara Arba Gramo dhe Albora Ismaili duke na rrëfyer kështu eksperiencën e tyre me blogun.
Arba na tregoi se ka pasur periudha të vështira në jetën e saj duke qenë se është një nënë dhe një grua e divorcuar.
Ajo rrëfen se është shumë feministe dhe është në mbështetje të vajzave dhe grave duke ju dhënë mbështetjen e saj me mesazhet që ajo përcjell.
Ndërsa Albora na rrëfen se gjithçka ka nisur nga pasioni për fotografinë, veshjet etj. Për Alborën pjesa kulminante ka qenë kur ajo merrte mesazhe nga vajza të ndryshme dhe të shumta kanë qenë ato pozitive. Ajo na tregon se me pozitivitetin që ajo transmeton ndikon shumë tek njerëzit, Albora na rrëfen së drita është shumë e rëndësishmë për të realizuar një foto perfekte. Ndërsa Arba tha që për është më e sepse ajo poston ne rrjetet e saj sociale çdo gjë që asaj vjen në mendje në atë moment.
Arba rrëfen se nëpërmjet videove të saj përcjell mesazhe të ndryshme. Videot e saj përcjellin dhe humor më anë të mimikave të saj. Në qoftë së në videot e saj përcillen mesazhe seksuale ajo tregon se ato video marrin më shumë klikime. Albora nga ana tjetër na tregon se fotot dhe videot e saj i marrin kohë.
Albora tregon se më anë të videove dhe fotove të saj ka fituar dhe shumë miq. Stili dhe veshja që e përfaqëson më së miri është stili minimalist. Për Alborën të qenurit blogere ka edhe përfitime financiare Albora.
Arba mendon se ka shumë përfitime dhe ka shumë raste kur shumë njerëz janë në një mendje me të, dhe mesazhet e saj janë motivuese për shumicën e ndjekësve të saj. Për Arbën ky është përfitimi i saj më i madh.
Arba tregon se “vajza ime më bëri unfollow nga Instagrami sepse ajo paragjykohej nga të tjerët. Gramo tregon se ndihet e paragjykuar nga njerëz të ndryshëm sepse ajo frekuenton jetën e natës duke qenë se është nënë e tre fëmijëve ndërsa për Alborën kjo gjë është krejt ndryshe pasi familja është mbështetja e saj më e madhe.

