Luli shpërthen në lot, përfundon rrugëtimin në D-Night/ Faleminderit që ishe pjesë e jona!


Luli është me të vërtetë një grua shumë e fortë, e çiltër e mbi të gjitha vetvetja. Një njeri pa dorashka e me një zemër shumë të madhe. Karakteri i saj tregoi të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm se jeta duhet jetuar çdo moment ashtu siç ne kemi dëshirë.

100% e vërtetë dhe shumë spontane në atë që thotë e bën bëri për vete të gjithë shqiptarët. Rrugëtimi i saj në D-Night i erdhi fundi për arsye personale, por zemra e saj është patjetër aty.

Dajana: Unë isha në kërkim të personazheve të çlirët, në kërkim të personazheve që janë 100% si në jetën reale ashtu edhe në ekran sepse jam shumë e lodhur nga fallsiteti. Unë dhe fallsiteti nuk kemi shkuar kurrë bashkë. Kështuqë po kërkoja dhe miku im Ermal Peçi që unë e dua fort dhe e përshëndes më tha “Është një grua që bën për ty” është te Për’puthen, por unë të them të drejtën nuk e kam ndjekur kurrë se kam bërë një gabim në kërkimin e kanaleve dhe nuk e kam Top Channel. E takoj Lulin dhe më tha se nuk e linte Fierin dhe i thashë se ti do e lësh Fierin dhe do të kënaqesh me ne dhe t’a premtoj. Uroj t’a kem mbajtur premtimin!

Luli: Shumë faleminderit Dajana! Siç e the edhe ti për Ermalin dhe unë të mbaja mend që kur ke filluar te  Ora, por unë kisha një siklet si të ikja nga Fieri. Dashuri jote më bëri për vete! Të jam shumë mirënjohëse ty, presidentit Ndroqi njerëz të thjeshtë e të mirë e do më ngelin në mendje gjithmonë. Nxora mësim dhe këta njerëz kaq të mirë që punojnë te Ora, unë kam përshtypjen më të mirë, kot nuk thonë është kreu i shtëpisë pa janë të tjerët shumë të mirë. I puth të gjithë! Ishe ti që më solle këtu dhe më the që nuk kishte skenar. Më the bëj çfarë të duash, ji vetvetja. Besoj kam dhënë një mesazh për të gjitha gratë se nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat e tyre!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: