“Ide gjeniale” Dervishi: Në një ditë qeveria miratoi 17 akte për tu dhënë jetë incineratorëve

Përmes një komenti në Facebook gazetari Lutfi Dervishi shkruan se historia e djegësave në vend mund të shpjegohet për 1 minutë.

Ai shkruan se më 16 dhjetor 2014 ndodh mrekullia ku brenda 8 orëve të orarit zyrtar miratohen 17 akte për t’i dhënë jetë idesë gjeniale.

Ai shton se më 17 dhjetor qeveria miraton financimin e idesë gjeniale. Ide që deri më tani ka vjel 100 milionë euro (para xhepi).

Dervishi shton se më 17 dhjetor, një ditë më pas, qeveria miraton financimin e idesë gjeniale që deri më tani ka vjel 100 milionë euro.

Dervishi: Dje, sot, nesër. Djegësat, shpjegim në 1 minutë!  Dje, dy - individëve me duar në xhepa, iu tha: "ju keni një ide gjeniale për djegësa". Më 16 dhjetor 2014 (dita kombëtare e punëmbaruarve) ndodh mrekullia! Brenda 8 orëve të orarit zyrtar miratohen 17 akte për t’i dhënë jetë idesë gjeniale. Më 17 dhjetor (një ditë më pas) qeveria miraton financimin e idesë gjeniale. Ide që deri më tani ka vjel 100 milionë euro (para xhepi).

Sot “individët” janë në kërkim ndërkombëtar, por fati i tyre është se Shqipëria është shtet i bazuar në ligje dhe këtu nuk ka ndodhur asnjëherë që të zgjidhen kontratat në mënyrë arbitrare. Prandaj buxheti do të vijojë t’i paguajë me korrektësi. Incineratorët nuk janë ngritur, por zëre se janë ngritur. Mjafton ideja. Nesër! Kau që kapet (ose ai që pranoi ta fusë vetë qafën në parmendë) do të shijë gjithë lëmin! Përgjegjësia është e individit! E individit se po të jetë individuale, të paktën 100 individë do të “digjen” në flakët e djegësave që nuk djegin plehra, por para! P.S. Këta kanë çuditur edhe Hefestin, perëndinë e zjarrit: janë paguar për të djegur pa zjarr!