Ekipet e shpëtimit nxjerrin të vdekur djaloshin 6 vjeçar. Haidar ishte rrëzuar në pusin 25 metra të thellë

Humbi jetën fëmija i cili kishte mbetur i bllokuar për 4 ditë në një pus 25 metra të thellë. I vogli Haidar ishte rrëzuar në pusin e thellë në në një fshat të largët në Afganistan.

Orët e fundit autoritetet kishin nisur një apel për ndihmë teknike, por thirrja për ndihmë nuk mjaftoi për t'i shpëtuar jetën fëmijës.

Haidar "na ka lënë përgjithmonë", shkroi në Twitter Anas Haqqani, këshilltar i lartë në Ministrinë e Brendshme, duke shpjeguar se "kjo është një tjetër ditë zie dhe dhimbjeje për vendin tonë".

Djali kishte rënë në një pus në fshatin Shokak, në provincën afgane të Zabulit, në juglindje të vendit teksa po kalonte rrugën të martën, tha një zyrtar nga departamenti i informacionit dhe kulturës në Zabul për BBC Pashto.

Ekipet e shpëtimit nxorrën nga pusi djalin gjashtëvjeçar të quajtur Haider të premten pasdite pasi punuan gjatë gjithë kohës për ta shpëtuar.

Djali kishte mbetur i bllokuar në thellësinë 10 metra të pusit. Ky është rasti i dytë brenda 4 ditësh që një fëmijë humb jetën i bllokuar në pus.