“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë” Majko: Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime
Ish-ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko përmes një statusi në Facebook i drejtohet Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov lidhur me deklaratat e tij për “mercenarët” shqiptarë.
Majko shkruan se përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… kanali Televiziv ËION i Indisë ka bërë një kronikë të veçante për "hartën" e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën.
Majko: Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. https://sputniknews.com/.../russia-has-info-that-mercs...
Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçante për "hartën" e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. https://www.youtube.com/watch?v=Z37HAQTdolo
Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)
