IMT gjobit banoren e "5 Majit", Laureta Nikolli: Presion për të firmosur kontratën

Laureta Nikolli, banore e "5 Majit" është gjobitur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territoritpër ndërtim pa leje.

Gjoba i është vendosur me 15 shkurt, ndërsa ka afat për të liruar banesën e saj deri më datë 22 shkurt të këtij muaji, ditë kur edhe do të shembet.

Sipas Nikollit gjoba është vendosur për t'i bërë presion me qëllim që të mos kundërshtojë vendimin e bashkisë dhe të firmosë kontratën e dhurimit që i ka ofruar Bashkia e Tiranës.

Nikolli ka një shtëpi ekologjike në këtë zonë dhe ka kundërshtuar shembjen e saj.

Banorët e “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit prej afro 6 muajsh po protestojnë kundër shëmbjes së banesave të tyre pa marrë si fillim një zgjidhje nga bashkia se kur do të shpronësohen.

Protesta e radhës e tyre do të zhvillohet të shtunën në zonën e "5 Majit" ku të bashkuar u bëjnë thirrje institucioneve ti dëgjojnë kërkesat e tyre.

IMT gjobit banoren e "5 Majit", Laureta Nikolli: Presion për

IMT gjobit banoren e "5 Majit", Laureta Nikolli: Presion për

IMT gjobit banoren e "5 Majit", Laureta Nikolli: Presion për