Gjykata e pezullon, Duka nuk tërhiqet, zgjedhjet e FSHF do mbahen në 2 mars me monitorimin e UEFA-s

Gjykata e Tiranës ka vendosur në mënyrë të papritur të ndërhyjë në zgjedhjet për Federatën e Futbollit.

Pas denoncimit të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, përmes një vendimi të ndërmjetëm kërkohet pezullimi për votimin e Presidentit në datën 2 mars.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i FSHF, në selinë e së cilës ndodhen edhe tre të deleguarit e UEFA-s që po monitorojnë ndikimin e politikës në këtë proces.

Përmes një deklarate bëhet e ditur se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, ka miratuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore që zgjedhjet të zhvillohen me 2 mars, vendime te cilat hyjnë në fuqi menjëherë.

Nga ana tjetër edhe Armando Duka duket se ka shpallur dhe platformën e tij në garë. Në strategjinë futbolli për kombin 2022-2025 ai shprehu disa nga idetë për mandatin e ardhshëm.

"Fokusi kryesor i punës sonë do të jenë fëmijët dhe të rinjtë, të sigurojmë që të gjitha klubet nga tre kategoritë e para të kenë një drejtor sportiv të licensuar nga UEFA. E bëmë në 2016, jemi besim plotë se do arrijmë sërish kualifikimin për në Europianin 2024," tha Duka.

Në datën 23 janar kryetari i bashkisë Erion Veliaj u regjistrua në takimin sekret ku me fjalor banal shantazhoi delegatët e futbollit për të siguruar votën kundër Armando Dukës.