Ju flet Moska - Çfarë na zbulon vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën

“Çfarë na zbulon vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën” ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në Shqipëri ka një teori që ka një anti-amerikanizëm të pretenduar dhe kjo gjë duhet të ndëshkohet. Në këtë rast iu mvesh Metës.

Kërkesa e Ramës dhe e PS-së për shkarkim të Metës, është formuluar në atë mënyrë që presidenti të duket sikur ka bërë shkelje anti-amerikane.

Vendim i iu la në derë Gjykatës kushtetuese me deklarata të pretenduara anti-amerikane. Por Gjykata u shpreh kundër kërkesës për shkarkim me atë formulim që i kishte bërë Kuvendi.

Ky ishte një kurth që nëse do të rrezohej, Gjykata do të shpallej anti-amerikane. Duke parë angazhimin e ambasadore amerikane për bërjen efektive të kushtetueses, dhe kontaktet e shpeshta që ka ajo me anëtarët e saj, nuk besohet se nuk ka folur me ta paraprakisht.

Sinjali amerikan ka qenë i qartë: mos e shkarkoni Metën! Ndryshim e bëri një deklaratë e Ilir Metës. Ai tha se pavarësisht se çfarë ndodh, ai institucionin e lëshon në 24 korrik. Pra, Meta tha se do të ngujohej në presidencë.

Nëse do të bëhej një zhurmë e tillë fokusi do të rritej dhe do merrte një vëmendje më të madhe në Uashington dhe mediat amerikane.

Kështu është rrëzuar kulti dhe teoria se çdo kritikë e bërë ndaj ambasadores amerikane dhe politikëbërësve në Uashington është anti-amerikanizëm. Por nuk është kështu.