Marjeta Billo: Sot tregu ka shumë sasi por pak cilësi, së shpejti me projekt të ri
Në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte e ftuar një ndër këngëtaret e njohura në vendin tonë, Marjeta Billo.
Ajo në studio foli për fillimet e saj në muzikë, pavarësisht se ëndërr e saj ka qenë muzika, ajo tha se shokët e shkollës në fillore e kanë nxitur më shumë kundrejt muzikës.
“Më duket sikur kam lindur duke kënduar, që në fëmijëri ka qenë ëndërr e imja muzika. Isha në shkollë dhe ngrihem si me ndrojtje të këndoja një këngë, vazhduan shokët e klasës t’më thoshin sa bukur këndon. Pavarësisht se unë gjithmonë e kam dashur muzikën. Familja ka qenë një shtysë shumë e madhe dhe e fortë për të arritur këtu ku unë jam sot”, u shpreh Billo.
Për të arritur këtu ku është sot, artistes i’u ka dashur gjithmonë ta ushqej këtë pasion dhe dashuri për këngën.
“Që e vogël kam qenë në ansamble fëmijësh, më pas në shkollë kam marrë çmime në konkurset që janë zhvilluar. Gjithmonë ka qenë dëshira t’a prekja skenën, dhe njerëzit që më njihnin më motivonin duke më thënë se ke talent dhe zë shumë të mirë. Por, unë stepesha, gjithmonë mendoja se nuk mund t’ja dal”, tha ndër të tjera ajo.
Më pas ajo u ndal në një tjetër dëshirë që e ka pasur që e vogël, e ku tashmë prej 5 vitesh ajo ja ka arritur t’a plotësoj atë. “Një nga ëndrrat e mia ka qenë të bëhesha mësuese, ku tashmë jam e angazhuar prej 5 vitesh dhe jap lëndën e muzikës. Ajo çfarë mendoj se duhet të bësh në këtë profesion, është të mundohesh t’i kuptosh ata. Pasi, është mosha që ata mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë”, tha Billo.
Ajo gjithashtu u ndal në marrëdhënien mes mësuesit dhe nxënësit, ku tregoi një ndër momentet me të cilat ishte ndier më së miri. “Një momentet më të bukura që kam pasur në arsim, ishte një ditë që nxënësit ishin rreshtuar në fund të klasës dhe kishin marrë secili prej tyre nga një frazë e këngës sime edhe po e këndonin. Kjo gjë më ka surprizuar shumë”, tha ndër të tjera Billo. Ajo nuk la pa përmendur edhe ish të ndjerin këngëtari e njohur shqiptarë, ku u shpreh se “Doktori Flori ka qenë shumë njeri i ndjeshëm dhe për aq kohë sa e kam njohur kemi pas kaluar shumë mire”.
Billo ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale të rëndësishme që nga ai i Radio televizionit publik shqiptar ku kujtojmë performancat e saj si “Era e tokës” , “Vlen sa një jetë” , “Ti mungon” dhe “Përjetësi” . Në vitin 2014 në TopFest 11 me këngën “Kur ti nuk je” një këngë e cila pati shumë sukses. Po në këtë vit Billo mori pjesë edhe tek Kënga Magjjike me këngën “Nëse mundesh”. Prej vitesh nuk ka qenë aktive më në skenë por ajo gjithomënë ka performuar për publikun që e do live në evente apo edhe ambiente argëtimi. Kënga e fundit e publikuar prej saj është “Eja zemër”.
Billo padiskutim mbetet një ndër zërat më karakteristik dhe melodioz të cilin publiku e shquan gjithmonë e padiskutim e ka shumë të dashur.

