Nuk është më Single! Djali i Jozefina Topallit konfirmon lidhjen me volejbollisten dhe ish-Missin, Cindy Marina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 11:06
Djali i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, del zyrtarisht nga lista e beqarëve.
Pas spekulimeve të shumta mediatike për vite me radhë, Genari ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen e dashurisë me ish-Missin shqiptar, Cindy Marina.
Për 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, ka qenë vetë Cindy që ka postuar një foto, ku çifti shfaqen krah njëri-tjetrit, shumë të qeshur.
E njëjta foto është ripostuar nga Genari.
Dyshja nuk e kishin pranuar asnjëherë publikisht, ndonëse janë fotografuar herë pas here bashkë.


