Një "bad boy" si Edi: Lekët dhe femrat shkojnë e vijnë. Ja çfarë është e rëndësishme për mua
Eduard Kuçi, një djalë që vështirë të kalojë pa marrë vëmendjen që kërkon nga të tjerët. Në një intervistë ekskluzive për D-Night u bë pjesë e lojës me pyetje flas për një "bad boy" si Edi.
Nga sa rëndësi kanë femrat dhe paratë në jetën e tij deri në ditën e martesës dhe krijimit të familjes.
Dajana: Një bad boy si Edi, çfarë bën kur është i mërzitur?
Eduard: Marr makinën dhe iki shumë larg, rri vetëm dhe pi shisha, pra dua të rri vetëm
Dajana: Një bad boy si Edi, kanë rëndësi për ty femrat apo lekët?
Eduard: Lekët edhe femrat shkojnë e vijnë. Por, paraja është e rëndësishme në jetën e njeriut, njejtë edhe femrat si krijesa më e bukur që mund të ketë.
Dajana: Një bad boy si Edi, a sillet arrogat me femrën e tij?
Eduard: Nuk kam arsye pse të sillem keq sepse ajo është femra ime dhe nuk ka shans të sillem arrogant me të.
Dajana: Një bad boy si Edi, sa herë ke bërë one-night stand?
Eduard: Nëse i pëlqen edhe partneres është në rregull dhe për mua dhe unë jam një bashkëpunues i mirë.
Dajana: Një bad boy si Edi, kur do të martohet dhe sa fëmijë do të ketë?
Eduard: Këtë punë e di Zoti lart, ndërsa fëmijë do doja të kisha një djalë. Unë jam një bad boy dhe djali im duhet të bëhet i mirë se babai i tij është “i keq”.
Dajana: Një bad boy si Edi, tre fjalë për Borën, Arjanin dhe Olsën.
Eduard: Bora bukuroshe, Arjani mik shtëpie dhe Olsa vajzë e respektuar.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

