Tensionet në Ukrainë, Mediu: Rusia përdori politikat me energjinë, do të ketë vendimmarrje dhe në Ballkan

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar situatën e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në një intervistë për Ora News, Mediu tha se Rusia ka ditur të përdor politikat që kanë të bëjnë me energjinë.

Ndër të tjera ai tha se Rusia dhe Kina përpiqen që të ndikojnë në vendimarrjen në vendet e Europës por edhe në Ballkan.

Fatmir Mediu: Rusia dhe Kina kanë tentuar të gjithë kohës të shtrijnë akoma më tej dhe të zgjerojnë influencën e tyre gjeopolitike. Rusia ka ditur të përdori qartësisht sidomos me Europën politikat që kanë të bëjnë me energjinë. Rusia dhe Kina përpiqen ti kenë jo vetëm prezente por edhe të ndikojnë shumë fortë në politikën, dhe vendimarrjen në vendet e Europës juglindore dhe në Ballkan. Tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë, erdhi një tension shumë i ngritur, i ndodhur në një shqetësim të jashtazakonshëm ndërkombëtar dhe të NATO-së me pretekstin e zgjerimit të NATO-së dhe në kufijtë e Rusisë, por që në vetvete mbart padyshim kërkesën e Rusisë për të ushtruar dhe për të rritur kontrollin e saj jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet e tjera.