“Thirr Policinë” me Arilena Arën, projekti që Tan Brama mori një shumë qesharake/ Ja si qëndron e vërteta
Deklarata e Tan Bramës për bashkëpunimin me Arilena Arën bëri xhiron e rrjetit. Një punë kolosale, prova pa fund dhe njerëz në gatishmëri gjatë gjithë kohës nuk morën në fund shpërblimin që meritonin.
Tani mori një shumë qesharake ku më pas iu premtua pjesa tjetër e likuidimit, por që deri tani nuk erdhi kurrë.
Dajana: Pas daljes tëndë nga Big Brother ke bërë një deklaratë të fortë përsa i përket Arilena Arës. Ti me sinqeritetin tënd dhe njeriun e thjeshte dhe të mos bëjmë si parisienë, të paktën ne jemi një brez të cilët nuk jemi rritur me këto temenatë që ky brezi tjetër po rritet. Jemi brezi i varjes së çelësit në qafë, bukës në dorë dhe njerëz të thjeshtë.
Tan Brama: Më zuri edhe kola tani që e përmende. Në Gusht kemi patur 3 videoklipe për të xhiruar dhe provat kanë filluar që në Qershor dhe ne punuam fort. Në fund fare kur ne shkuam në Kosovë xhiruam tre videoklipet dhe më dha një shumë qësharake duke më thënë se do të të likuidoj më vonë. Likuidimi nuk erdhi më dhe kishte marrë dy miqtë e mi të cilët i përshëndes, por nuk më erdhi fare mirë.
Dajana: Ka qenë videoklipi “Thirr Policinë”? Ke qenë një spektakël Tani.
Tan Brama: Po ai projekt ka qenë dhe më vjen keq se mora edhe dy kërcimtare nga Irlanda dhe ngelën të pakënaqura. Unë ngela borxhli tek ato. Kaq ishte dhe nuk kam çfarë të them më shumë se do më zejë përsëri kolla.
D-Night një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

