"Jam lidhur dhe ndarë 12 herë" Vjollca Sadiku: Jeta më e bukur kur je e martuar

Vjollca Sadiku, e cila jeton në Londër tha në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora se ka pasur 12 lidhje, nga të cilat 3 herë është martuar dhe 2 herë është divorcuar.

Duke folur për eksperiencat e saj dashurore, Vjollca, e cila shkruan libra, pohon se jeta është më e bukur kur një person është i martuar.

Vjollca Sadiku: Janë 3 martesa 2 divorce dhe gjithsej të përmbledhura janë 12 lidhje. Normale që jeta është më e bukur kur je  e martuar, sepse kur ti di të jetosh vetëm dhe dashuron çdo çast të jetës  dashuron dhe veten, atëherë normal do jetë më bukur kur je e martuar, sepse ti ndan gjërat e bukura me dikë tjetër, kjo gjë është mrekulli.