Ekskluzive/ Nga debati për operacionet plastike e deri te përleshja fizike, Edi i tregon të gjitha
Që me hyrjen e tij të parë ai fitoi pëlqimin e publikut dhe të vajzave konkurrente në "Për’puthen". Pavarësisht debateve dhe zënkave që kishte, madje edhe deri në përleshje fizike me konkurrentin nga Kosova, Erionin, mbrëmjen e kaluar Edi na zbuloi më shumë.
Ai tha se me Adën marrëdhënia si shokë vazhdon të jetë shumë e mirë edhe pse debatet bënë xhiron e rrjetit për operacionet plastike. Ndërsa sherri me Erionin ishte shkak i gabimit të këtij të fundit.
Dajana: Po me Adën si ka qenë marrëdhënia Edi, sepse në fillimi kishte një tërheqje më pas bëri naming debate i madh për operacionet plastike që ajo kishte. Mund të na e sqarosh pak më shumë?
Eduard: Ada është një super vajzë, madje gocë kampione do të thosha. Kam shkuar shumë mirë me të, por në fillim kur ishim të gjithë konkurrentët, secili prej tyre fliste shumë mirë për të dhe unë thosha me veten time se nuk ka mundësi që të gjithë të kishin të njëjtin mendim. Thashë me vete të gjitha flasin mirë për të, hajde t’a ofendoj pak.
Dajana: Ndërkohë me një konkurrent nga Kosova, Erionin ke pasur një debat të ashpër deri në përplasje fizike. Çfarë ndodhi?
Eduard: E gjitha ishte një batutë në formën e një shakaje dhe Erioni nuk kishte diçka me inat, por thjesht nuk ishte momenti i duhur për të bërë atë shaka. Unë nuk jam një tip që bëj shaka me njerëzit që nuk i njoh dhe nuk e shikoj të nevojshme këtë pjesë. Ai e ka bërë gabimin e tij, si çdo njeri tjetër.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
