"Hamami i grave", Aktorja Albana Koçaj: Mesazhi është solidaritet midis grave
Në pjesën e tretë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishin të ftuar tre aktoret Adriana Tolka, Esela Pysqyli dhe Albana Koçaj, për të rrëfyer për publikun rolin e tyre në komedinë “Hamami i Grave”. Kjo është një komedi e cila vjen përmes historisë së shtatë femrave të dhunuara, prek realitetin në të cilin ne po jetojmë si shoqëri.
Koçaj, e nisi bisedën në studio duke treguar mbi rolin e saj, ku tha se në fillim i dukej një rol dramatik, por më pas e pëlqeu shumë atë.
“Roli im ishte si një kujdestare ndaj “banjave publike” është diçka që funksiononin në Londër dhe disi është ndryshe mënyra sesi funksionojnë këto. Në fillim roli që m’u dha m’u dukë dramatik, por jam munduar që në komunikim me partneren ta zbus pak situatën. Në fakt e kam edhe në natyrë, jo se jam munduar shumë”, u shpreh Koçaj.
Po ashtu edhe Tolka tregoi mbi rolin e saj.
“Shfaqja trajton probleme që do të hasen gjithmonë. Është një shfaqje që trajton një larmishmëri ndjenjash dhe emocionesh të natyrës njerëzore. Është mjeshtëri e autorit kur gjërat e rënda i sjell në mënyrën më të lehtë tek publiku. është një grua 60 vjeçe, që ka një vajzë të re, e cila vuan dramat e mentalitetit. Ku më përpara është abuzuar me të. Një kontraditë e madhe mes vajzës dhe nënës së saj”, u shpreh Tolka.
Ndërsa, Pysqyli teksa, tregoi mbi rolin e saj, ajo tha se ka qenë shumë sfidues për të.
“Shfaqja për zonën e periferisë është shumë e spikatur. Unë kam rolin e Xhozit, që është 34 vjeç dhe vjen nga një shtresw e ulët e shoqërisë, si nga ana ekonomike, por edhe arsimore.
E ushqyer me idenw që një partner nga ana ekonomike, mund t’a plotësojë atë. Ka qenë një personazh shumë sfidues për mua, si në aspektin sipërfaqësor, por edhe në vuajtjet”, u shpreh Pysqyli.
Më tej ata treguan sesi e ka pritur publiku dhe si ndihen ata nga reagimet e tij.
“Është lumturi shumë e madhe për ne reagimi i publikut, pasi ata reagojnë aty ku duhet dhe heshtin aty ku duhet. Pra kjo për mua tregon se ata po e përjetojnw aq shumë, sa ne aty që po e luajm, jemi veshur në këto role”, tha më tej Pysqyli.
Kujtojmë se "Hamami i grave" është një dramë-komedia e shkruar nga dramaturgjia britanike“Nell Dunn” në vitin 1981, erdhi në skenë nga regjisori Kiço Londo.
Komedi përmes anës optimiste sjell historinë e femrave të cilat janë të vetmuara dhe të dhunuara. Në materialin rreth shfaqjes thuhet se është një vepër e vështirë, e egër, realiste, njerëzore, e ndjeshme, e butë dhe me humor, të cilat zhyten në vendet e shenjta të shpirtit femëror.

