Tan Brama: “BBV dhurata më e bukur, por presion shumë i madh nga kamerat dhe mikrofonat”

Tan Brama një koreograf profesional dhe i shkëlqyer në çdo dalje të tij, së bashku me ekipin e punës së tij. Gjithmonë kërkues për të nxjerrë produkte shumë të mira.

Së fundmi, ai mori pjesë në Big Brother VIP duke fituar pëlqimin e publikut për lojën e pastër dhe të qenurit vetja e tij.

Ai la përgjysmë një darkë familjare vetëm për D-Night, për një bisedë që na zbuloi më shumë rreth projekteve të tij dhe eksperiencës brenda një reality show.

Dajana: Na thuaj përshtypjen tënde reale rreth eksperiencës  tënde në Big Brother VIP

Tan Brama: Ishte një eksperiencë shumë e bukur që unë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që do isha aty. E shikoja kur filloi dhe thoja me vete se ky program ka lojtarë shumë të fortë. Më vjen një ftesë nga Big Brother dhe marr pjesë aty. Ishte një ditë plot me emocione dhe ka qenë dhurata më e bukur për Vitin e Ri.Ishte një presion i madh gjatë gjithë kohës, kamerat nga njëra anë dhe mikrofonat po ashtu. Njerëzit që kërkonin të dinin më shumë nga jashtë, sidomos për ne që u futëm më vonë. Brenda nuk mund të bësh jetën që këmi bërë jashtë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: