“Derra të pistë”, një letër anonime kërcënon Bayern Munchen
Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar drejtuesit e futbollit në Gjermani dhe në veçanti Bayern Munchen.
Siç mësohet, disa lojtarë të Bayern Munchen janë kërcënuar me vdekje në një letër anonime dërguar te klubi St. Pauli, një skuadër e Hamburgut në divizionin e dytë gjerman.
Në letrën e titulluar “shpëto ligën, shpëto futbollin, vrit derrat e pistë bavarez”, shfaqen emrat e Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe kapitenit, Manuel Neuer.
Sipas gazetës Bild, policia gjermane, përmes St. Pauli, përgjoi letrën dhe nisi një hetim për kërcënime të dyshuara dhe prishje të rendit publik.
Vetë klubi i Bayernit nuk ka komentuar ende për atë që ka ndodhur ndoshta për të mos krijuar edhe probleme dh diskutime në media pasi skuadra e Jurgen Nagelsmann do të përballet sonte me Salzburgun në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League në Austri./Ora News/.
