Aktori: Sot është më "fatkeqësi" për vajzat që ngelen beqare, sesa për djemtë
Sa e vështirë është të gjesh partnerin ideal në ditët e sotme? Vajzat apo djemtë, cila gjini e ka më të lehtë të gjejë dashurinë e jetës?
Në lidhje me këtë, aktori, Donald Shehu, thotë se sot është më fatkeqësi për vajzat që janë beqare, sesa për djemtë. Kjo për arsye të mentalitetit që ka një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë, sipas të cilit vajzat duhet të martohen më shpejt, sepse për të "mos i zënë derën prindërve".
"Sot është më fatkeqësi për femrën kur është beqare. Për pjesën e familjes, njerëzve, sepse mentaliteti është se femrat duhet të martohen shumë shpejt: "po nuk u martua vajza të ngeli në derë". Ndërsa për meshkujt s'ka problem, ata e gjejnë partneren", tha aktori në studion e "Ditë e Re" në RTV Ora.
Nga ana tjetër psikologia, Ajrona Marra, thotë se për vajzat është më e vështirë të gjejnë partner, pasi ato kanë disa standarde që vështirë se gjenden te djemtë. Vajzat shqiptare kërkojnë një marrëdhënie cilësore. Djemtë në ndryshim nga vajzat fokusohen te sasi, te numri i marrëdhënieve, duke ulur kështu standarde që kërkojnë në një marrëdhënie.
Arjona Marra: Femra e ka më të lehtë të gjej një partner, por standarde i ka më të larta. Në këtë pikë mund të jetë pak më e vështirë për të gjetur dikë. Bazuar në mentalitetin shqiptar, vajzat e kanë pak të vështirë të arrijnë standardet e tyre. Standardi te çunat ka qenë gjithmonë shumë i ulët. Çunat shqiptarë janë rritur me idenë se nuk ka rëndësi se si është marrëdhënia, por të kenë sa më shumë marrëdhënie. Është parë si arritje nëse ata kanë një numër të caktuar marrëdhëniesh dhe kjo ka bërë që standarde e tyre të jenë më të ulëta. Ndërsa te vajzat kam parë se kërkesat janë më të larta, kanë prioritet më cilësore për sa i përket marrëdhënies./Ora News/