A janë shqiptarët dembelë? I riu: Mjetet luksoze që kemi ne nuk blihen dot pa punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2022, 10:11
Ekziston një paragjykim se ne si shqiptarë nuk e duam shumë punën.
Enki me rubrikën e saj Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora pyeti vetë qytetarët se çfarë mendojnë, jemi apo jo dembelë si popull?
"Janë shumë punëtorë."
"Nuk jemi dembela. Unë punoj në ndërtim. Mjetet luksoze që kemi ne pa punë nuk i blejmë dot. Emigrantët më shumë, jo ne në Shqipëri me një rrogë minimale. Jashtë më mirë se këtu, por kemi familjen këtej".
"Nuk e dimë janë dembela apo jo."
"Gjysma e tyre janë".
Për më tepër shikoni videon:
