Dërgonin “bar” në Greqi, kapen tre anëtarë të tjerë të grupit të trafikantëve në juglindje, sekuestrohen 70 kg kanabis

Tre persona u arrestuan në Korçë si pjesë e një grupi që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë. Prej nëntorit, në pranga janë vënë 10 persona dhe janë sekuestruar 322 kg lëndë narkotike.

Tre persona të tjerë u arestuan në Korçë në vijim të operacionit “Restart” i nisur rreth 3 muaj më parë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Në pranga këtë të martë u vunë Ertin Hoxhalli 35 vjeç, i cili aktualisht ishte në shërbim prove, Kastriot Hoxha 42 vjeç dhe Zarif Beqiri 53 vjeç.

Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim prodhonin e shisnin lëndë narkotike në fshatrat e Maliqit dhe sikurse e trafikonin drejt Greqisë.

Në banesën e Ertin Hoxhallit, forcat e policisë gjetën dy pako me kanabis me peshë 1.5 kg dhe 1 peshore elektronike.

Kastriot Hoxhës, iu gjet 1 armë zjarri tip automatik, me një krëhër të vendosur në folenë e tij, me 9 fishekë pa leje, si edhe në banesën e Zafir Beqirit u sekuestruan 70 kg kanabis.

Ertin Hoxhalli, sipas policisë ishte në shërbim prove, por arrestimi i tij provon edhe një herë dështimin e institicioneve në monitorimin e zbatimit të dënimeve alternative.

Operacioni nisi më 6 nëntor kur policia arrestoi katër persona, mes të cilëve edhe avokatin Joni Mosku, dhe sekuestroi 114 kg kanabis që do të trafikohej drejt Greqisë.

Më 15 dhjetor, në pranga u vunë dy Sokol Kadilli dhe Ergis Fidani, ndërsa u sekuestruan 65 kg kanabis, që po ashtu do të tentohej të trafikohej drejt shtetit helen.

Në kuadër të operacionit, policia e Korçës ka sekuestruar në total 322 kg kanabis sativa.

Dërgonin “bar” në Greqi, kapen tre anëtarë