Balliu: Lulzim Basha nuk del nga zyra, sot më e lehtë të gjesh Pablo Escobarin sesa atë
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se kandidatët e Lulzim Bashës nuk janë në lojë dhe fakt për këtë është se nuk kanë zyra elektorale.
Ai tha se Basha nuk i cakton vetë kandidatët e tij në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, por është i detyruar nga pazaret me Ramën.
Balliu: Kandidatët e Lul Bashës nuk janë në lojë dhe fakt për këtë është se nuk kanë zyra elektorale. As Lul Basha nuk del nga zyra e tij, më e lehtë ka qenë që të gjesh Pablo Escobarin sesa Lul Bashën sot. Ka disa njerëz demokratë që kanë kontribut, dhe për arsyet e veta që janë tek Lulzim Basha dhe ndjej keqardhje për ta.
Nuk i kuptoj arsyet e tyre, por ama Lulzim Basha, mjafton të shohësh inkoherencën e tij dhe përzgjedhjet e tij, duket se nuk drejton vetë, por është i detyruar. Ai nuk i ka detyruar mandatet që të mos futen në zgjedhje dhe të djegin mandatet, ashtu sikurse sot nuk bën gjendje në parti. Kjo pasi kandidaturat janë në dorë të pazarit të tij me Edi Ramën.

