Incineratorët/ Balliu: Pa lejen e Ramës ata nuk martohen, jo të vjedhin, të ishin arrestuar nja 300 njerëz
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, ish-deputeti demokrat u shpreh se Rama e pranon se korrupsioni është i diskutueshëm, sepse është kapur me presh në dorë dhe nuk e gjen gjë njeri.
Ai tha se në PS njerëzit nuk martohen dot pa lejen e Ramës, jo të vjedhin dhe shtoi se nëse kanë vjedhur 1 milionë euro, kryeministri ka vjedhur 10 milionë.
Balliu: Rama e pranon se korrupsioni është i padiskutueshëm, sepse është kapur me presh në dorë dhe nuk e gjen gjë njeri. Vetëm me incineratorët duhet të ishin arrestuar nja 300 njerëz, por nuk kapet kush. Rama mund të shesë ndonjërin. Ashtu sikurse ka deklaruar për Saimir Tahirin.
Incineratorët tha janë shumë të mirë. Po këta njerëz nuk martohen dot pa lejen e Ramës, jo të vjedhin. Nëse kanë vjedhur 1 milionë euro, Rama ka vjedhur 10 milionë. Tahiri është një cigare hashash para Ramës. Rama madje i ka kërkuar një anëtari të kryesisë së PS-së pse ka dalë foto me babain tim. Këtu nëse duhet të kemi drejtësi, duhet të fillohet me Ramën.

