Studimi: Gratë kandidate nuk kanë akses në financat e partive politike gjatë fushatës zgjedhore
Megjithëse në Këshillat Bashkiakë dhe në Parlament numri i grave dhe i vajzave pjesëmarrëse është i lartë, shqetësim mbetet aksesi i tyre në financat e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.
Në një studim të rrjetit të grave për barazi në vendimmarrje dhe institutit demokratik amerikan në Shqipëri rezulton se kandidatët burra janë më të mbështetur për shtrirjen e votuesve se sa gratë dhe vajzat.
"Nga ai studim doli se nuk kishin gratë dhe vajzat kandidate asnjë akses në këto financa, kishin vetëm mbështetje logjistike dhe përqindja më e madhe e fushatave të tyre ishte e mbuluar me vetëfinancim."
Gjatë studimit, 54% e burrave dhe grave kandidatë të pyetur thanë se e financuan vetë fushatën, ndërsa 15% nga miqtë, donacionet dhe bizneset dhe vetëm 14% financohen nga partitë politike. Një tjetër shqetësim që ngrihet në këtë studim është mungesa e transparencës për fondet.
"Rezultoi nga ky studim se ka mungesë transparence dhe informacioni për sa i përket përdorimit të financave publike nga partitë politike në fushatat zgjedhore ka mungesë mbështetje ndaj kandidatëve, edhe burra, edhe gra."
Në të dy studimet e kryera për aksesin e grave dhe burrave në aksesin e financave politike rezulton se mbështetja logjistike për gratë nuk mungon, por problem mbeten financat për to.
