Aksident në Tiranë, mjeti përplas këmbësoren te Kthesa e Kamzës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2022, 08:02
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm te Kthesa e Kamzës, në Tiranë.
Mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


