Zbulohet laboratori i drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali, sekuestrohen 11 kg hashash e heroinë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi janë kapur me 1 kilogram heroinë dhe 10 kilogramë hashash.  

Agjentët e seksionit të kriminalitetit të huaj në policinë e Milanos i kishin vëzhguar prej disa ditësh dy shqiptarët, me dyshimin se shisnin heroinë.

Policët kontrolluan lëvizjet e tyre për disa ditë me radhë, ndërkohë që zbuluan se ato të dy kishin krijuar një laborator ku përpunonin heroinën në një dhomë në një ndërtesë në rrugën Umbria.

Pas kontrollit të kryer në shtëpinë e shqiptarit 30-vjeç policia zbuloi mjetet për përpunimin e heroinës, tri makineri vakuumi për konfeksionim, peshore precizioni, lëndën përzierëse (paracetamol) e të tjera, si dhe 4500 euro.

Të dy u arrestuan në rrugën Rogoredo, ku u kap në flagrancë me 10 kile hashash të fshehur në një mobile në dhomën e gjumit, si dhe një kile heroinë të fshehur në makinën e parkuar pranë banesës. Iu sekuestruan edhe 11500 euro të fshehura në komonë e dhomës së gjumit.