Denoncimi i Berishës: Urdhërohet heqja e kronikës së gazetarit për vjedhjen e Ramës me incineratorët

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim që ka bërë në rrjetën sociale ka bërë një denoncim në lidhje me aferën e incineratorëve.

Berisha shkruan se është urdhëruar heqja e kronikës së gazetarit të News 24 për vjedhjen e Edi Ramës tek incineratorët.

Ish-kryeministri teksa ka publikuar kronikën e fshirë ka hedhur akuza duke thënë se media në drejtim të Irfan Hysenbelliut ka marrë paratë e taksapaguesve për incineratorët.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Super skandal!

Urdherohet heqja e kronikes se gazetarit te News 24 per vjedhjen e Rames me incineratoret!

Kronika qe keni ne video pasi u transmetua  u hoq menjehere.

Dihet se Media Balla e Irfanit ka marre vet nga parate e takspaguesve per inseneratoret qindra milione lek! sb