Dedaj: PD nuk është në të njëjtën situatë me Vettingun si në 2017, procesi ka garanci ONM-në

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Everst Dedaj u shpreh se tashmë situata e PD-së është ndryshe nga viti 2017 lidhur me Vettingun.

Ai tha se procesi i Vettingut, me gjithë dritë-hijet që ka, ka një garanci tashmë si ONM, që shërben si një institucion brenda Vettingut.

Dedaj: Në vitin 2017 PD ishte në protestë dhe në bojkot dhe Basha i përgjigjej me bullshit ambasadores së BE-së. Ndërsa sot situata është ndryshe, ku aleatët kryesorë janë SHBA dhe BE. Unë jam njohur me argumente të ndërkombëtarëve për këtë gjë.

Ka disa argumente që janë bindës sipas meje. Ai që shihet si një proces është rruga e duhur që të vazhdojnë këto organe, sepse kanë një garanci si ONM. Sa herë që ky operacion i ka kërkuar Komisionerit publik që të ankimojë këtë çështje, i është pranuar dhe ka garantuar procesin.