Shpërthimi tek Rana e Hedhun, Stafuka rikthehet në burg

Gjykata e Lartë ka kthyer në burg, Angli Stafukën, një nga dy të rinjtë nga Fushë Kruja të akuzuar si autorë të tritovënies në një kompleks në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai ishte nxjerrë në liri nga Apeli i Shkodrës me garanci pasurore.

Angli Stafuka i vënë nën akuzë si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi, në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, është rikthyer në qeli.

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin Gjykatës së Apelit Shkodër të dhënë nga trupa gjykuese e kryesuar nga Fuat Vjerdha që e kishte lënë të lirë të riun,  përkundrejt garancisë pasurore me shumen 10 milion lek.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në dhomen e Këshillit që prej datës 11 nëntor 2021-të, por  Prokuroria e Lezhës nuk ishte njoftuar për të nxjerrë urdherin e ekzekutimit dhe Angli Stafuka vijone të qëndronte në liri.

Ka qenë ndërhyrja e prokurorit të shkallës së parë në Lezhë Françesk Ganaj i cili ka konstatuar vendimin dhe urdheruar menjëherë ekzekutimin e tij në oret e vona të mbrëmjes të së martës.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë thuhet se është konstatuar shkelje e rëndë të ligjit procedurial nga Gjykata Apelit kur i dha masë të butë të riut.

Angli Stafuka në bashkëpunim me Elald Pajtani akuzohen për tritovënien në nëntor të vitit 2020 në një objekt në ndërtim në pronesi të biznesmenit Liman Gjoka.

Në lidhje me këtë çështje prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dosja është dërguar për gjykim më të pëndehur dy të rinjtë nga Fushë Kruja.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat "Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë një tritolvënie e dytë në të njejtin objektv në Dhjetor 2020 ende nuk është zbardhur.

Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

Shpërthimi tek Rana e Hedhun, Stafuka rikthehet në burg

Shpërthimi tek Rana e Hedhun, Stafuka rikthehet në burg