Para pa kursim për incineratorin, në Elbasan nga buxheti u paguan 2 herë më shumë se kontrata

Koncesionarit të Elbasanit i janë paguar 20 milionë euro më shumë se sa ishte parashikuar në kontratë. Komisioni hetimor ka zbardhur të tjera skandale, ndër të cilat rezulton se nuk ka pasur asnjë konsultim me ere për çmimin e energjisë ndaj tashmë administratorët e shtetit janë në ngërç.

Për koncesionin e mbetjeve në Elbasan ka dyshime jo vetëm për kontratën por edhe pagesat e larta. Në komisionin hetimor parlamentar Jorida Tabaku ka deklaruar se nga 21.6 milionë euro që është parashikuar në kontratë, janë paguar 40 milionë, e dhënë kjo që del nga bilancet

“ Kontrata koncesionare 21,6 milionë euro  dhe bilanci i kompanisë 40 milionë euro, të ardhurat që janë në diferencë të kësaj nga kanë ardhur? Janë po të buxhetit të shtetit?”

Ashtu siç deklaroi dhe administratori shtetëror kjo pikë mbetet për tu zbardhur nga SPAK. 

“Kjo është pjesë e hetimit që po bëhet nga SPAk nuk jam në gjendje për të folur për këtë.”

Vlera 40 milionë nuk e di nga ka ardhur. Vlera e projektit me zyrën e kontalibilitetit përputhet plotësisht.

Nxitimi për të firmosur kontratën shfaqet dhe në përballjen me entin rregullator të energjisë. Edhe pse incineratori prodhon energji, nuk ka një çmim shitje.

“OSHEE e njeh si prodhim që ka marrë nga  Albteek, por nuk është në gjendje të lidh një kontratë sepse nuk ka çmimin.”

Deputeti i Elbasanit, Luan Boçi gjatë marrjes në pyetje të dy administratorëve zbuloi se kompania koncensionare nuk ka krijuar një vend-depozitim për hirin që cilësohet mbetje e rrezikshme.

“Energji nuk shitet, masa për ekosistemin nuk ka, hiri hidhet ne landfill, Leket janë marrë, janë futur në xhepa.”

Ashtu si në tiranë edhe në koncesionin e Elbasanit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë përfituar të ardhura si konsulentë. Por në momentin e shpalljes në kërkim duket se kanë boshatisur dhe llogaritë

“Ato që janë sot në kërkim kanë zbrazur dhe llogaritë bankare pastaj janë larguar dhe ju po punoni me të ardhurat që gjenerohen nga mbetjet në këtë moment.”