‘6 marsi’, Rama: Proces i vonuar nga Presidenti! Përballë kemi dy pengje të së shkuarës, hedhin kunja për njëri-tjetrin

Edi Rama, tha se vendimi për zgjedhjet e 6 marsit është një process i vonuar nga ana e presidentit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama tha se PS ka përballë dy forca që “sulmojnë” njëra tjetrën, duke shtuar se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë pengje të së shkuarës.

Edi Rama: Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës nga ana e Presidentit që mori peng  faktikisht këto komunitetet për arsyet dhe mosarsyet e tij dhe tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidat të cilët ofrojnë për komunitetet vlerat e tyre. Janë zgjedhjet vendore dhe jo politike. Ne jemi për bashkim dhe jo për ndarje. Përballë kemi dy forca që janë në nxjerrje kunj me njëra- tjetrën, kush jam unë e kush je ti. Janë pengje të së shkuarës për të dy. 

Rama zgjedhjet nuk i cilëson një betejë politike për “jeta e vdekje”.

Edi Rama: Për ne nuk është një betejë për jetë a vdekje për ne.