Dënohet me 10 vite burg baroni shqiptar i drogës në Britani, "mbushi" Londrën me kokainë

Një shqiptar, i cilësuar si baroni ndërkombëtar i drogës dhe si lojtar kryesor në tregtimin e kokainës në Britani, është dënuar me 10 vite burg.

Shtetasi shqiptar Taulant Stoica, 35 vjeç, përdori aplikacionin sekret për të rregulluar marrëveshje për trafikimin e kokainës me vlerë miliona paund në Londër dhe Bristol.

Stoica përdori rrjetin EncroChat 'Palefog' për të organizuar ekipin e tij të bashkëpunëtorëve shqiptarë duke përfshirë Muhamet Qosja, 30 vjeç dhe 39-vjeçarin Eduard Haxhini.

Qosja e ruante kokainën që do t'ua shpërndante tregtarëve të rrugës në Londër, nën krevatin e një fëmije në shtëpinë e tij në Ilford, në lindje të Londrës.

Policia bëri kontroll në shtëpinë e Qoses në tetor 2020 dhe gjeti 11 kilogramë kokainë  me vlerë 1.1 milion £, një pjesë e saj nën krevatin e fëmijës së tij, një pistoletë dhe 20 fishekë.

Qosja u mburr para oficerëve se ai hyri fshehurazi në Britani ilegalisht në vitin 2014 dhe vendosi të merrte drogë sepse 'paguhej mirë' dhe u burgos për dhjetë vjet qershorin e kaluar.

Shefi i tij, Stoica, nga Bexleyheath, Kent, ishte përballur me një seancë ekstradimi në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në fillim të vitit të kaluar, kur ai u akuzua për kontrabandë heroine nga Holanda në Itali.

Stoica u akuzua për komplot me 38 të tjerë për të transportuar dhe shpërndarë drogën e klasit A ​​në Itali nga dhjetori 2015 deri në shkurt 2016.

Stoica u arrestua si pjesë e Operacionit Venetic nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar - një njësi e përbashkët NCA dhe Met Police - pranë shtëpisë së tij në Bexleyheath më 30 qershor 2021.

Ai kishte në posedim tre telefona celularë dhe më shumë se 4000 paund. 12,000 £ të tjera u gjetën në shtëpinë e tij në Brampton Road.

Stoica pranoi tre akuza për furnizimin me kokainë dhe një akuzë për pastrim parash në Woolwich Croën Court dhe u dënua me 10 vjet burg sot, 15 shkurt, shkruan Daily Mail.

Dënohet me 10 vite burg baroni shqiptar i drogës në Britani,
Taulant Stoica
Dënohet me 10 vite burg baroni shqiptar i drogës në Britani,
Muhamet Qosja