Rikthehet nga dëmtimi dhe shënon, çfarë goli Cikalleshi! (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2022, 18:54
Sokol Cikalleshi jo më kot rinovoi kontratën me Konyaspor. Sulmuesi shqiptar është një nga lojtarët më të rëndësishëm te ekipi turk që në fakt e ka vuajtur mungesën e tij pasi në dy takimet e fundit ka munguar për probleme fizike.
Sot Konyaspor kishte një duel për titull me kryesuesit e Trabzonspor por për të mos rrezikuar ai e nisi takimin nga stoli.
Në fakt vendasit shënuan 2 herë dhe më pas trajneri vendosi ta hedhë në fushë sulmuesin e tij i cili menjëherë shënoi një super gol por që nuk shërbeu pasi sfida u mbyll 2-1.
Gjithsesi për Cikalleshin është goli i gjashtë në kampionatin turk teksa Konyaspor shikon dhe shpreson ende kupat e Europës./Ora News/.
