LRE ankohet në KAS për Celibashin: Më regjistroni kandidatin e Durrësit, disponon dokumentacionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2022, 10:30
Partia e Arian Galdinit, Lëvizja e Re kërkon nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve regjistrimin e kandidatit të saj në Durrës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Vendimin e Kryekomisionerit Shtetëror për të mos regjistruar kandidatin Jonid Nano për shkak se subjekti zgjedhor nuk disponon mandat në këshillin bashkiak të Durrësit, Galdini e ka cilësuar si qëndrim të dyfishtë të Celibashit.
Pasi sipas tij Celibashi ka regjistruar kandidatin e LRE-së për Bashkinë Lushnje me të njëjtin dokumentacion si ai i Durrësit.
