Beteja e 6 marsit, Vokshi: Berisha-LSI luftojnë në Shkodër për të bërë politikë kundër Bashës në Tiranë
Shkodra, bastion i të djathtëve prej 32 viteve rrezikon të bjerë në duart e socialistëve për shkak të ndarjes së PD-së në dysh.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Vokshi, i ftuar në Rtv Ora thotë se koalicioni Berisha-LSI po luftojnë në Shkodër për të fituar në Tiranë.
Vokshi: Për të folur në realitet politik besoj se është e rrezikuar për herë të parë Shkodra për shkak të egos politike. PD kandidon si gjithmonë me kandidatin zyrtar dhe nga ana tjetër kemi koalicionin Rithemelimi-LSI të cilët futen jo për të fituar Shkodrën por luftojnë në Shkodër për të fituar në Tiranë, futen atje për të thënë që PD me Lulzim Bashën nuk mund të fitojë as Shkodrën dhe për ta përdorur politikisht në Tiranë. Lufta bëhet në Shkodër por qëllimi është në Tiranë.
Sipas tij, Shtëpia e Lirisë po tenton ti kthejë zgjedhjet vendore në betejë kundër Bashës.
Vokshi: Pala Berisha-LSI duan ta largojnë fokusin hga të qënit zgjedhje vendore dhe duan ta paraqesin si një betejë të madhe kombëtare kundër Lulzim Bashës, ndërhyrjes së ambasadorëve, kundër Soros dhe kundër gjithëkujt që nuk ndan të njëjtin mendim me ta. Mendoj se nuk do të kenë sukses dhe nuk do ti përgjigjen thirrjes së koalicionit Berisha-LSI në zgjedhje kundër Bashës. Mendoj se qytetarët nuk do t'ua japin këtë kënaqësi. Skena politike do të dominohet përsëtri nga PD dhe PS, gjithëkush tjetër do të jetë minor. Koalicioni Berisha-LSI do të jenë minoritet politik.
Ai përjashton edhe tezën se Rama mund ti lërë PD zyrtare disa bashki.
Vokshi: PS nuk i ka lënë pushtet askujt dhe nuk ka ndërmend ti lërë pushtet askujt. Kush mendon ndryshe gënjehet. PS është një parti që e ka marrë pushtetin me grykën e pushkës. Është iluzion.
