Policët bashkiakë penguan gazetaren e RTV Ora në detyrë, reagon "Safe Journalist Albania"
Safe Journalists Albania, Platforma Shqiptare për mbrojtjen e lirisë së medies dhe sigurisë së gazetarëve në nivel kombëtar dhe rajonal si pjesë e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në lagjen "5 maji" më 8 shkurt.
Policët bashkiakë penguan gazetaren e RTV Ora në detyrë që të mbulonte protestën e banorëve shtëpitë e të cilëve po shembeshin nga fadromat eIKMT.
SFA me anë të një postimi në Twitter kanë dënuar dhunën ndaj gazetares Sonila Musai.
"Edhe një herë oficerët e policisë zvarritën në mënyrë arbitrare një gazetar të Shqipërisë derisa mbulonte një protestë."
Ngjarja ndodhi më 8 shkurt. Në mënyrë të papranueshme edhe pse kishte jo vetëm dokumentin, por edhe veshjen ku tregohet qartë logo e televizionit, edhe pse u ka bërë të ditur se është gazetare i është kërkuar të largohet edhe pse nuk kishte skemë krimi.
❌Once again the #police #officers arbitrary dragged an #alb #journalist while covering a protest. @WBjournalists @OraNewsRTV https://t.co/6q5KX0bnAe
— Safe Journalists Albania (@AlbJournalists) February 10, 2022
