Çudirat me incineratorin e Tiranës/ Komisioni zbulon shkeljet e radhës, kontratat me euro, rritet sipas inflacionit
Shkeljet në koncesionin e mbetjeve në Tiranë ishin gjetjet e radhës së komisionit hetimor parlamentar. Jorida Tabaku në relacionin e saj renditi disa prej gjetjeve ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë kompetenca të këshillit bashkiak por dhe sipas saj të qarkut.
“Erion Veliaj është përgjegjës vetëm për Bashkinë Tiranë jo për qarkun Tiranë. Ka marrë përgjegjësinë që nuk I takojnë. Ka shkelur ligjin për financat publike dhe menaxhimin e shpenzimeve buxhetore. Ka marrë përgjegjësi jashtë tavaneve buxhetore për një projekt që nuk dihet sa është kosto.”
Qytetarët e Tiranës, tha ajo, do të duhet të paguajnë kontratën në euro, madje duke i shtuar dhe inflacionin që vetëm në muajt e fundit ka kapërcyer në tre për qind duke iu shtuar kështu çmimit
“ Kontrata e incineratorit Tiranë është në euro, është një risk i shtuar. Risku i kurseve të këmbimit i ka kushtuar qeverisë shqiptare një kosto shtesë.”
Sipas saj dhe procedurat e qeverisë janë në shkelje me ligjin, madje edhe pse pagesat duhet të kryheshin vetëm nga bashkia eTtiranës, në financime ka kontribuar dhe qeveria.
“Pse kanë shkelur ligjin, kur ministrat thonë se është përgjegjësi individuale dhe bonusi jepet nga autoriteti kontraktor, këtë e ka dhënë Këshilli i ministrave. Kë kanë dashur të mbrojnë?"
Edhe Ina Zhupa prezantoi gjetjet që sipas saj gjejnë në shkelje koncesionin e Tiranës
“ Që landfilli i Sharrës ekzistonte dhe ishte në funksion për mbetjet e qytetit, dhe brenda natës nga një shërbim publik i Tiranës u kthye në një monopol privat.”
Ermonel Felaj u akuzua nga opozita se është në konflikt interesi, pasi ishte e përfshirë në diskutimin e koncesionit. Pavarësisht kësaj përfaqësuesja socialiste kundërshtoi gjetjet teksa e vë theksin në domosdoshmërinë e emergjencës mjedisore.
“Për shkak se edhe Bashkia Tiranë ka qenë dakord, ka qenë dakord ka qenë dakord dhe Ministri i financave.”
Javën e ardhshme komisioni hetimor do të thërrasë në pyetje kryeministrin Edi Rama, ministrat Gjiknuri e Ahmetaj si dhe kryebashkiakët në të tre qytetet ku janë miratuar koncesionet.
