35 mln euro në landfill, opozita zbret në terren, nuk ka incinerator në Tiranë vetëm riciklim
Procedura për të cilën kjo kontratë konçesionare është kryer dhe fakti i 135 pagesave nga thesari i shtetit për 35 milionë euro, sot nuk po kryhen.
Akuzat se bashkia e Tiranës ka paguar për një punë të pakryer në landfillin e Tiranës opozita i ka faktuar në terren. Në vizitën në territorin ku është dhënë leja e koncesionit Jorida Tabaku kërkoi shpjegim nga administrate sa i përket zbatimit të kontratës. Fajin për mos realizimin e plotë të kontratës punonjësit ia veshin bashkisë.
“E keni marrë më 17 maj në 2019, jemi në shkurt ë vitit 2022.”- tha Ina Zhupa.
Pse e ka dhënë lejen me dy vite vonesë bashkia e Tiranë. Pse nuk i ka bërë më herët procedura”- tha Jorida Tabaku.
“Punimet për fazën ndërtimore janë 6 vjet dhe kjo fazë ndërtimore që prej datës së zbardhjes së lejes së ndërtimit.”
Nga pamjet duket qartë se në këtë zonë përpunimi i mbetjeve është i njëjtë me atë që Erion Veliaj ka prezantuar vite më parë, por me ndryshimin se pagesa ëhstë bërë shumë më e lartë.
“Landfill ka qenë, landfill është. E vetmja diferencë është se nëse Tirana pastrohej me vetëm 11 milionë euro deri në vitin 2017, sot që ne flasim pastrohet me 24 milionë euro.”- tha Belind Këlliçi.
Për ironi të fatit përballë deputetëve u vunë të njëjtët persona që pak muaj më parë nuk lejuan inspektimin në territor.
“Siç mund ta shikoni dhe nga dy koshat që janë ndarë këtu, nuk ka ndarje të diferencuar që ne e paguajmë me taksat tona.”- tha Ina Zhupa.
Gjetjet e parlamentarëve do të diskutohen në përfundim të hetimeve mes deputetëve, e më tej mendimet e palëve do ti dorëzohen SPAK i cili tashmë është në vijim të hetimeve në koncesionin e fierit dhe atë të Tiranës. Pas mbylljes së dosjes së Elbasanit në arrest me burg qëndron ish ministri mjedisit lefter koka ndërsa aksionerët Stela Gugallja, Klodian zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar
