“Shpejtësi e çmenduri” në rrugë, 18 shoferë në pranga dhe 2444 gjoba në Durrës e Elbasan
18 shoferë u arrestuan dhe 2444 të tjerë u gjobitën gjatë 5 ditëve në rrugët e Durrësit dhe Elbasanit. Edhe pse në vazhdimësi janë bërë shkak për tragjedi, Shpejtësia, parakalimet e gabuara dhe përdorimi i celularit janë shkeljet më të zakonshme.
13 shoferë u arrestuan në rrugët e Durrësit në 5 ditë për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugore.
14 persona humbën lejen e drejtimit, nga të cilët 4 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 10 të tjerë pasi u kapën duke lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar.
937 gjoba u vendosën nga efektivët e policisë rrugore
167 shoferë u gjobitën për tejkalim shpejtësie, ndërsa 103 persona u kapën pa rripin e sigurimit në makina.
Parakalimet e gabuara mbetet një prej shkeljeve kryesore në rrugë me 132 masa vetëm në Durrës.
Ndërsa policia e Elbasanit ka ngritur dronin për të zbuluar dhe ndëshkuar shoferët e papërgjegjshëm në rrugë.
Në harkun e një jave 5 drejtues mjetesh u vunë në pranga.
3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
46 leje drejtimi u pezulluan nga të cilët 15 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 27 për tejkalim të shpejtësisë dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
1507 shoferë u gjobitën në rrugët e Elbasanit, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara dhe mos vendosja e rripit të sigurimit.
Të gjitha këto shkelje në vazhdimësi janë bërë shkak për aksidente tragjike në rrugët e vendit.
