Furgoni më shpejtësi del nga rruga, dy të plagosur nga aksidenti në zonën e Saukut në Tiranë
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar të premten në aksin rrugor Tiranë-Elbasan pikërisht në rrethrrotullimin e Saukut. Furgoni me 2 persona brenda humbi drejtimin për shkak të shpejtësisë së madhe duke përfunduar në gropën e kantierit.
Dy persona mbetën të plagosur pasi mjeti tip fugon me të cilin po lëvizin nga dalë nga rruga duke përfunduar në kantierin e ndërtimin në zonën e Tegut.
Të lënduarit janë shtetasit me iniciale A.H dhe K.K ndodheshin në këtë mjet i cili po vinte nga Unaza e madhe më një shpejtësi prej 120 km në orë.
Si pasojë e shpejtësisë mjeti nuk ka arritur të frenojë duke përfunduar në gropën e kantierit.
Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim dhe më pas do ti nënshtrohen disa analizave të testit të drogës si dhe të alkoolit.
Segmenti qe lidh Tiranën me Elbasanin ka qenë shpesh herë një rrugë e përgjakur për shkak të aksidenteve që janë regjistruar që prej fillimit të punimeve.
Po ashtu sipas policisë rrugorë në këtë aks ka një numër të lartë shoferësh, të cilët janë gjobitur për shkak të shpejtësisë së lartë.
Për këtë arsye kjo ka qenë shpesh në qendër të masave dhe postblloqeve të kontrollit të uniformave blu me qëllimin për të shmangur aksidentet rrugore.
