I dënuar me 11 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës Gentian Deda, do ekstradohet drejt Italisë

Gentian Deda, 51-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Deda është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg.

Deda akuzohet për veprën penale "Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.