Policia ngrihet në këmbë, kontrollon cep më cep fshatrat e Vlorës për shtëpi kanabisi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 12:51
Policia ka ndërmarrë një aksion në Vlorë dhe në fshatrat përreth me qëllim luftën kundër kanabisit.
Po kontrollohen ambientet e mbyllura, garazhde e shtëpi të izoluara apo sera për të identifikuar ato që quhen shtëpi bari.
Policia e Vlorës ka marrë informata nga inspektorët e zonës për ambiente të dyshimta dhe më pas ka nisur kontrollin, raporton Ora News.
Mësohet se janë angazhuar te gjitha strukturat për momentin.
Raportohen rreth 20 grupe në terren me patrulla policie të cilat po kontrollojnë nga Selenica në Vlorë dhe në Orikum. Deri me tani nuk ka asnjë zbulim në lidhje me shtëpi bari. Aksioni pritet të vijojë deri në orët e pasdites informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.
