Zbritën me dhunë shoferin i morën makinën e u larguan, arrestohen dy persona në Poliçan

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Poliçan pasi i kanë vjedhur me dhunë makinën një personi dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit, V. K., 36 vjeç, banues në Poliçan dhe R. Z., 54 vjeç, banues në Gramsh, të cilët akuzohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. 

Këto të fundit gjatë natën në vendin e quajtur "Përroi i Xhenjos", kanë zbritur me dhunë nga mjeti i tij, shtetasin A. B., dhe pasi ia kanë marrë mjetin, janë larguar me shpejtësi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.