Memli Krasniqi takon Bashën, "6 Marsi" uron të jetë si zgjedhjet në Kosovë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha priti në një takim kryetarin e PD-së, Memli Krasniqi në selinë e PD-së.
Në takim është ndanë mendimet sa i takon domosdoshmërisë së forcimit të luftës kundër korrupsionit, institucioneve të pavarura dhe të gjitha këto në funksion të mirëqenies së qytetarëve, sepse armiku kryesor i mirëqenies së qytetarëve si në Shqipëri, si në Kosovë, janë dhe mbeten institucionet e dobëta dhe korrupsioni.
Lulzim Basha: "Lufta kundër tyre qoftë nga pozitat e partive ndaj përgjegjësitë e qeverisjes dhe natyrisht kanë përgjegjësinë më të madhe, por dhe nga ata që kanë përgjegjësinë e opozitës, janë prioritete dhe janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë vendeve tona dhe qytetarëve tanë."
Ata u angazhuan për të thelluar bashkëpunimin.
Memli Krasniqi : “Kosova dhe Shqipëria padyshim kanë shumë sfera të cilat kanë nevojë që të intensifikojnë bashkëpunimin që të rrisin edhe koordinimin institucional dhe gjithmonë ka qenë dhe është një shembull i mirë që pavarësisht se a jemi në qeveri apo në opozitë në vendet tona ne bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri dhe Shqipëri-Kosovë e kemi të padiskutueshëm edhe prioritet të prioriteteve.
Ndaj gëzohem edhe si dy udhëheqës të dy partive kryesore opozitare në Kosovë dhe Shqipëri e vlerësojmë që obligimet tona dhe përgjegjësitë tona për të thelluar këtë bashkëpunim ndërmjet shteteve tona janë detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta”
Krasniqi i uron suksese në zgjedhjet e 6 marsit por mbi të gjitha një process të rregullt e të pranueshëm nga të gjithë.
“I urova sukses në procesin zgjedhor që do ta keni tani së voni duke uruar mbi të gjitha një proces të rregullt të pranueshëm prej të gjithëve që vërtetë e merr dhe e vendos në ballë vullnetin e qytetarëve. Ne si Kosovë besoj kemi të drejtë t’i japin vetës të drejtë të flasim për këtë çështje sepse jemi të lumtur që si vend kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik edhe atë electoral”