"Veten paç në qafë... Mos më bëj moral!" Tabaku e Felaj kapen për incineratorët

Komisioni Hetimor për incineratorët vijoi punën sot me hetimin për incineratorin e Tiranës.  Kryetarja e komisionit zbuloi shkresën  Ermonela Felaj e përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës, ka qenë miratuese e një prej fazave .

Pati një debat mes Tabakut dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Tabaku tha se Felaj ka qenë e përfshirë në vendimarrjen për incineratorin e Tiranës në pozicionin  si ministre e shtetit për parlamentin.

Jorida Tabaku: Në atë kohë  Lefter Koka ministër i Mjedisit i dërgoi Felaj një shkresë për procedurën koncesionare ku Felaj ngre disa pyetje si kompania nuk është regjistruar QKB, nuk duhet miratuar bonusi apo dhe të ketë studim fizibilteti por papritur shefja e kabinetit të zonjës Felaj, Rovena Voda ka ndryshuar mendim dhe ka dhënë një përgjigje me email ku thotë se edhe zonja Felaj është dakord me këtë  procedurë koncesionale. Unë po të isha jurist nuk do të kisha folur. Është shumë e rëndësishme që të mos I bëjmë avokati politike e juridike vjedhjes. Veten paç në qafë.

Ermonela Felaj: Mos më bëni moral, aq më tepër duke mos pasur as provimin e juristit të kërkoni e guxoni të kuptoni ligjin apo ta citoni, megjithatë nuk dua të merrem me kulturën tuaj juridike.  

Jorida Tabaku: Nuk më shqetëson. Me qytetari

Ermonela Felaj: Të dëgjova 1 orë. Mos u hidh përpjetë. Me qytetari.

 Pjesë tjetër nga debati   

Jorida Tabaku: Dua t’i kërkoj të pranishmëve këtu nëse ndonjëri nga të pranishmit e opozitës ose të maxhorancës ka konflikt interesi në çështjen e inceneratorit të Tiranës?  Në qoftë se dikush nga të pranishmit këtu ka një konflikt interesi, është përfshirë në vendimmarrje për inceneratorin e Tiranës unë do t’i kërkoj që të mos marrë pjesë në diskutime ashtu siç e kërkon ligji për konfliktin e interesit. T’i deklarojmë konfliktet e interesit që në fillim të mbledhjes.

Ermonela Felaj: Nuk e di çfarë kuptoni ju me konflikt interesi në fakt?

Jorida Tabaku: A jeni përfshirë në vendimmarrje ju?

Ermonela Felaj: Në rastin konkret, se ju jeni kallëzuese dhe po hetoni. Dini ndonjë rast ku ai që kallëzon edhe heton edhe jep vendimin e dënimit? Ma thoni! Nëse nuk është ky konflikt interesi, atëherë gjejeni tjetër kund.

Jorida Tabaku: Konflikti i interesit është a ka ndonjëri nga ne të përfshirë në vendimmarrjen e inceneratorit të Tiranës?

Ermonela Felaj: Përpara se të  ma drejtosh mua këtë pyetje duhet t’ia drejtoni vetes sepse keni bërë kallëzim për këtë çështje.  Kështu që konflikti i interesit në këtë çast ashtu siç e kuptoni ju nuk ekziston.

Jorida Tabaku: Sjell edhe nje here ne vëmendje konfliktin e interesit një shkresë të znj. Ermonela Felaj të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës që ka qenë miratuese e një prej fazave. Për këtë arsye dua që të jemi të gjithë të qartë që askush nuk ka pasur vendimmarrje në inceneratorin e Tiranës. Është një lloj konflikti tjetër interesi nga ai i kallëzuesit. Ne nuk kemi qenë palë në procesin e miratimit dhe dhënies me koncesion. Dhe ky është një shqetësim i drejtë. Kush është jurist besoj se duhet ta kuptojë më mirë se në që jemi thjesht ligjvënës dhe nuk jemi profesion jurist dhe besoj se është një kër?kesë e drejtë sipas ligjit.

Jorida Tabaku: Ju gjykoni se jeni në rregull

Ermonela Felaj(heshtje)

Jorida Tabaku: Ok!

"Veten paç në qafë... Mos më bëj moral!"