Këlliçi: Është dyfishuar tarifa për pastrimin e qytetit të Tiranës, incineratori jashtë funksionit
Anëtari i Komisionit Hetimor Belind Këlliçi është shprehur se është dyfishuar tarifa për pastrimin e qytetit të Tiranës.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit ku po shqyrtohet dokumentacionin për incineratorin e Tiranë, Këlliçi tha se për pastrimin e qytetit qytetarët paguajnë 2 milionë euro çdo muaj, por megjithatë nuk marrin asnjë shërbim.
Belind Këlliçi: Qëndrimi ynë që në ditën e parë në Komision, ka qenë ne jemi kundër korrupsionit dhe kundër vjedhjes dhe korrupsionit. Sot është dyfishuar tarifa për pastrimin e qytetit të Tiranës dhe për shkak të incineratorëve. Në total sot qytetarët e Bashkisë Tiranë paguajnë 24 milionë euro në vit për pastrimin e qytetit. Pjesa 12 milionë euro që paguhet për incineratorin është parapagesë për një shërbim që nuk ofrohet. Në incineratorin e Tiranës nuk digjen plehra. Qytetarët shqiptarë paguajnë çdo muaj 2 milionë euro për pastrimin e qytetit dhe çdo ditë paguajnë 71 mijë euro për të pastruar Tiranën. Paguhen 500 mijë euro në javë për pastrimin e qytetit për një shërbim që nuk ofrohet. Ne sot do të shkojmë të shohim incineraorin e Tiranës. Aty nuk ka incinerator por ka landfill.
