Tabaku: S’ ka fonde për incineratorin e Tiranës, nuk është zbatuar kontrata konçesionare

Kryetarja e Komisionit Hetimor për incineratorët, Jorida Tabaku, është shprehur se nuk ka asnjë fond për ndërtimin e incineratorin e Tiranës.

Në Komisionin ku po shqyrtohet dokumentaconi për incineratorin e Tiaranës, Tabaku tha se incineratori i Tiranës nuk ka akoma lejen e vlerësimit dhe ndikimit në mjedis dhe asnjë procedurë tjetër.

Po ashtu Tabaku ka renditur edhe shkeljet që janë bërë në lidhje me procedurat

Jorida Tabaku: Bonusi i është dhënë një kompanie që nuk ekziston. Po krijohet një incenerator që nuk ka akoma lejen  vlerësimit e ndikimit në mjedis dhe të gjitha procedurat e tjera. Loti i 6 i punimeve përfshin edhe impiantin e ujërave të ndotura kur të shkojmë atje do të shohim nëse ka apo jo impiant të ujërave të ndotura.

Më datë 07.12 2016 me një vendim të Këshillit të Ministrave miratohet bonusi për procedurën koncenisonare të inceneratorit të Tiranës, pra edhe pse janë ngritur dyshime për shkelje të ligjeve, nga pasur kundërshti nga 5 ministra, Këshilli e ka miratuar. Kostoja totale 29 euro për ton. PPP thotë Lefter Koka është një mënyrë europiane. Duhen garantuar 700 ton mbetej në ditë dhe këtu ngrihet për herë të parë edhe çështja e pronë. Projekti nuk është planifikuar në tavanet buxhetore të Ministrisë së Mjedisit sepse ky projekt nuk paguhet nga qeveria.

Për të paguar koston e incineratorit në Tiranë, rriten edhe taksat. Nuk mund të identifikojnë një konçensionar më të saktë se këto që janë publikuar, ka thënë Ministria e Mjedisit. Nuk ka fonder për incineratorin e Tiranës.