Grabitet Posta Shqiptare në Gjirokastër, vlonjati futet me armë zjarri e merr lekët e pensioneve, arrestohet

Ditën e sotme është grabitur zyra e filialit në Postës Shqiptare në Gjirokastër.

Burime për Ora News bëjnë me dije se shtetasi I. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, nën kërcënimin e armës se zjarrit, në filialin e Postës Shqiptare në lagjen "Varrosh" dhe ka tërhequr një sasi ende të padeklaruar te hollash tek sporteli ku ndahen pensionet.

Mësohet se i riu me origjinë nga Vlora dhe emigrant në Greqi pasi ka tërhequr të hollat është larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes Varosh.

 

Më marrjen e njofitmit, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

"Falë kontrollit të imtësishëm të zonës, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa minutash të lokalizonin dhe të arrestonin autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin I. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe të sekuestronin armën e zjarrit, shumën e parave të vjedhura, kapuçin dhe një palë doreza."- njofton policia. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni luftarak.

29-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.