Edhe frutat po merren me listë, vlonjatët ankohen për çmimet e larta dhe varfërinë

Tregu i fruta-perimeve në Vlorë është bosh. Tregtarët thonë se shitjet kanë rënë ndjeshëm.

"Ka pak shitje, sepse nuk ka shumë njerëz. Nuk kanë lekë."

Qytetarët flasin ankohen për çmimet e larta veç pamundësisë ekonomike.

"U rrit çmimi i naftës, do rritet çmimi te të gjitha produktet."

Pensionistët thonë se me vështirësi vendosin në tryezë ushqimet bazë.

"S'ka para, kanë ikur të gjithë.  Ka mbetur pleqëria, nuk kanë lekë. Iku rinia, e dogji Edi Rama të gjithë rininë."

"Çfarë të marr më para me 70 mijë lekë, të paguaj ujin apo dritat?"

"Nuk ia vlen barra qiranë që të rrish këtu. Do ikim."

Të tjerë thonë se edhe futat po i blejnë me listë.

"Vijmë e i lutemi të shënojë emrin. Gjendja është shumë e keqe. Marrim borxhe"

Në Shqipëri, në vitin 2020, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar  një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfër.

Edhe frutat po merren me listë, vlonjatët ankohen për