"Rruga e butë ka përfunduar", Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët e lartë që refuzuan t’i përgjigjen Komisionit Hetimor

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka bërë me dije se sot të të ngrenë një padi për institucionet që nuk i janë përgjigjur shkresave për informacion këtij Komisioni.

Në Komisionin ku po shqyrtohet dokumentaconi për incineratorin e Tiaranës, ajo tha se rruga e butë ka përfunduar, ndërsa ka theksuar se për incineratorin e Tiranës është shkelur ligji.

Jorida Tabaku: Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit zArta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve z.Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit znj.

 Pranvera Fagu, Arben Shehu kryetar i KLSH-së, znj.Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.  Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrejnë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës. Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision."